Videoja e Ramës nga Infektivi, reagon Bardhi: Nëse gjithçka është në rregull në spitale, pse hidhen pacientët nga dritarja?

Videoja e Ramës nga Infektivi, reagon Bardhi: Nëse gjithçka

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi ndaj videos së publikuar nga kryeministri Rama nga ambjentet brenda spitalit Infektiv, duke e cilësuar një video-propagandë.

Sipas tij, nëse gjithçka do të ishte në rregull siç thotë Kryeministri, cila është arsyeja që disa pacientë hidhen nga dritarja ndërsa të sëmurë të tjerë dergjen me orë nëpër ambulanca pasi nuk ka vend në spitale.

Bardhi: Rama nxorri sot një video-propagandë ku pretendon se gjithçka është në rregull në spitalet tona. Atëherë pse hidhen pacientët nga dritarja? Pse dergjen të sëmurët me orë nëpër ambulanca kur në spitale paska vend? Pse nuk ka staf mjekësor për të gjithë? Pse detyrohen shqiptarët të paguajnë miliona për trajtim në shtëpi? Rama, gënjeshtrat e tua nuk i beson askush.

Vendi Lajme Politikë gazment bardhi spitali infektiv

EMISIONET