Video: 1.1 ton drogë nga Shqipëria bllokohet në Peloponez, vlera 6 mln euro

Autoritetet greke publikuan pamjet e operacionit që bllokoi një gomone me 1.1 ton drogë të trafikuar nga Shqipëria. Skafi i kishte shpëtuar ndjekjes më 8 tetor por u gjet i braktisur dhe gjysmë i mbytur mëngjesin e të martës në zonën e Peloponezit.

Në pranga kanë rënë katër persona mes të cilëve edhe një shqiptar ndërkohë që po hetohet për zbardhjen e rrjetit të trafikut.

Athinë - Mediat greke kanë publikuar pamje të skafit me 1.1 ton drogë që u bllokua së fundi nga roja bregdetare në gjirin e Mesinit në Peloponez pas trafikimit nga Shqipëria.

Gazeta Prototema shkruan se Roja Bregdetare  lokalizoi mjetin lindrues që transportonte 1,1 ton kanabis nga Shqipëria, duke proceduar arrestimin e katër trafikantëve mes të cilëve edhe një shqiptar.

Sipas medias greke droga nëse hidhej në treg kap vlerën e 6 milionë eurove.

Hetimet nga autoritetet greke kishin nisur gjashtë ditë para mbërritjes së skafit, bazuar në informacionet paraprake të siguruara nga shërbimet e antidrogës.

Mëngjesin e 8 tetorit 2020, një anije patrullimi e autoriteteve greke gjeti skafin me tre pasagjerë që mbanin një ngarkesë të mbuluar dhe lëviznin me shpejtësi të madhe.

Pasi pikasi praninë e forcave të rojës bregdetare mjeti lundrues ka shtuar shpejtësinë dhe është larguar ndërkohë që u gjet gjysmë e zhytur në zonën e peloponezit.

https://youtu.be/LnycqDSTEOY

Brenda skafit ishin lënë kutitë e karburantit  ndërsa në një terren shkëmbor aty pranë e gjetën 20 çanta udhëtimi dhe tetë pako të mbushura me lëndë narkotike.

Mesa duket trafikantët kanë tentuar ta transportojnë në krahë drogën brenda tokës greke pasi mjeti lundrues është dëmtuar pranë bregut.

Gjatë kontrolleve në zonë policia arrestoi katër personat që u identifikuan më pas se kishin qenë drejtues të skafit me të cilin ishte transportuar lënda narkotike.


EMISIONET