Një fëmijë vetëm gjashtë muajsh në Utak ka thyer rekors botëror duke u bërë si personi më i ri që ka bërë ski në ujë.

Pamjet e publikuara menjëherë janë shpërndarë gjeresisht nëpër rrjete sociale teksa shihet vogëlushi duke bërë ski në ujë si një profesionist i vërtetë.

I mbajtur fort në një pjesë metalike ndërsa tërhiqej përgjatë liqenit, vogëlushi ka habitur të gjithë ata që e kanë parë. Nga pamjet e publikuara babai i tij duket se është në një varkë tjetër, duke u kujdesur për fëmijën i cili është i veshur me një jelek shpëtimi dhe këmbët e lidhura fort.