VIDEO/ Vinçit i plasin frenat dhe futet në shtëpi, 1 i vdekur e 3 të plagosur

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin Çorum në Turqi.

Një person ka vdekur, ndërsa tre të tjerë kanë humbur jetën teksa një vinç është futur brenda një banese.

Sipas mediave turke, viktima është vetë shoferi i vinçit, Celal Eren, i cili pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën, raporton Ora News.

Të dhënat paraprake tregojnë se shkak për aksidentin e rëndë ka qenë difekti me frenat e mjetit dhe humbja më pas e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit, ndërkohë që hetimet për ngjarjen vijojnë.

/a.r, OraNews

Bota Lajme viktima turqi aksidenti vinci

EMISIONET