Një studente në Francë është sulmuar nga tre burra dhe shkaku i kësaj ka qenë minifundi që mbante veshur 22-vjeçarja.

Studentja, e cila e identifikoi veten vetëm si Elisabeth, shprehet se ishte duke bërë një shëtitje në qytet dhe po konsumonte një cigare të premten e javës së kaluar, kur burrat në fjalë iu afruan dhe nisën të bërtisnin

“Shikoni atë prostitutëm me minfund’, dhe pastaj ‘mbyll gojën dhe uli sytë’.

Ajo pretendon se dy nga burrat e kapën nga krahët, ndërsa tjetri e goditi në fytyrë me grushta duke i shkaktuar hematoma të rënda.

Në një postim të sajin në Twitter, policia e Strasburgut i bën thirrje qytetarëve që nëse kanë informacion mbi agresorët të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave.