VIDEO/ Tottenham nuk përfiton nga hapi fals i Liverpool, vetëm 1 pikë ndaj Wolves

Tottenham i Jose Mourinhos vijon të mos fitojë në Premier League duke iu larguar gjithmonë e më shumë Liverpool-it kryesues.

“Gjelat” e Londrës u ndalën në një barazim 1-1 me Wolves duke mos përfituar nga hapi fals i Liverpool që barazoi në shtëpi, po 1-1, me West Brom, raporton Ora News.

Lexo edhe:

VIDEO/ “Ngec” Liverpool, West Bromwich i heq tre pikët nga dora


Edhe pse kaluan në avantazh që në minutën e parë me Ndomele, Tottenham nuk arriti të menaxhonte rezultatin duke u ndëshkuar në minutën e 86 nga Saiss.

Me këtë pikë, Tottenham shkon në kuotën e 26 pikëve në vend të pestë, 6 pikë më pak se Liverpool, ndërsa Wolves në vendin e 11 me 21 pikë.

Përmbledhja e ndeshjes