Në qytetin Zarqa në Jordani, një bandë me burra kanë masakruar barbarisht një 16-vjeçar, të cilit i prenë duart dhe i nxorrën sytë.

Qytetarët e vendit janë tronditur së tepërmi nga ky fakt, të cilët e kanë cilësuar sulmin si çnjerëzor. Lajm është bërë i njohur pas një njoftimi të zëdhënësit për mediat në Drejtorinë e Sigurisë Publike të Jordanisë, Kolonel Amer al-Sartawi, i cili tha se një djalë 16-vjeçar u trajtua në spitalin Qeveritar Zarqa.

Sipas zëdhënësit, i riu u paraqit në spital në gjenje të rënduar shëndetësore. Sipas versionit zyrtar të policisë, 16-vjeçari është marrë me forcë nga burrat dhe është dërguar në një zonë të braktisur, ku më pas është dhunuar e goditur me mjete të mprehta.

Krimi makabër u filmua në një video, e cila më pas u bë virale në rrjet, aty adoleshenti shfaqet duke kërkuar ndihmë.

Ndërkohë, mbreti i Jordanisë, Abdullah 11 po e ndjek personalisht rastin dhe u ka kërkuar autoriteteve që të gjejnë dhe të arrestojnë personat përgjegjës.