Ka përfunduar në barazim 1-1 ndeshja e zhvilluar në Air Albania midis Tiranës dhe Bylisit.

Një ndehjse që vlente për statistika, pasi të dyja ekipet kishin siguruar objektivat e tyre.

Nga pamjet e siguruara nga ‘Ora News’, shihet se stadiumi Air Albania edhe pse i boshatisur prej pandemisë, po bën përgatitiet që Tirana të ngrejë titullin kampion.

Ekipi i kryeqytetit ishte shpallur fitues i kampionatit në mënyrë matematikore 2 javë më parë.

Ky ishte titulli i 25-të kampion për Tiranën.

Sezonin e ardhshëm, ekipi bardheblu do të luajë në eleminatoret e Champoions League.