Pas rreth 5 orësh negociata, Forcat Speciale RENEA kanë mundur të ekzekutojnë 71-vjeçarin Lefter Zhidru.

Në videon e mësipërme mund të dëgjoni të shtënat e armëve në momentin e ndërhyrjes në banesën e 71-vjeçarit.

Në një fragment të videos shfaqet një grua, e cila kalon rrugën mes britmave. Momenti është kapur LIVE nga kamerat e RTV Ora, e cila ka ndjekur ngjarjen minutë pas minute.

Përveç armëve të zjarrit, policia përdori edhe gaz lotsjellës.

Pas vrasjes së tij, në lagjjen “11 Nëntorit” ka rinisur jeta normalisht, ndërsa po largohen edhe forcat e policisë.

Pas një konflikti me bashkëshorten në banesë, 71-vjeçari nisi të qëllonte policinë dhe qytetarët në rrugë duke lënë të plagosur dy kalimtarë të rastit. /A.R,OraNews