Një video e mrekullueshme vjen nga një grup peshkatarësh në Vlorë ku barka e tyre ditën e djeshme është shoqëruar nga një familje delfinësh.

Peshkatarët kanë qënë duke shkuar në drejtim të Ishullit të Sazanit për të peshkuar kur në gji një familje delfinësh ka shoqëruar varkën e tyre.

E veçanta është se gjatë dimrit është e rallë të shohësh delfinë në Gjirin e Vlorës por moti i mirë i këtyre ditëve ka bërë që speciet e vecanta në Vlorë të shfaqen sërish.