VIDEO/ "Skuqet" Messi, dështon Barça. Bilbao fiton Superkupën e Spanjës

VIDEO/ "Skuqet" Messi, dështon Barça. Bilbao fiton

Barcelona dështon të fitojë trofenë e parë sezonal në Spanjë, teksa u mposht 3-2 me një përmbysje epike nga Atheltic Bilbao në finalen e Superkupës që u zhvillua në Sevilla.

Deri në minutën e fundit të takimit “blaugranat” po fitonin 2-1, por basket arritën “in extremis” të barazonin shifrat dhe të realizonin edhe golin e fitores në shtesë.

Një mbyllje e shëmtuar e ndeshjes nga Lionel Messi, i cil u ndëshkua me karton të kuq për sjellje josportive ndaj kundërshtarit.

Pjesa e parë nisi relativisht e qetë, me pak raste për shënin, por në fundin e saj ndeshja u ndez fillimisht nga goli i Griezmannit, ndërsa pak minuta më vonë barazoi de Marcos.

Në të 57-tën Bilbaos iu anulua një gol nga VAR-I për pozicion jashtë loje, ndërsa në minutën e 77-të Griezmann shënoi të dytin për Barçën, i shërbyer nga Jordi Alba.

U duk sikur ndeshja do të mbyllej në favor të “blaugranave”, por në minutën e 90-të, në zhvillimet e një goditjeje standarde, Vivalibre, i sapofutur në lojë, barazoi rezultatin, 2-2.

Barcelona, e rënë psikologjikisht nga fakti që dy herë nuk mundi ta ruante epërsinë, pësoi golin e tretë pak pasi nisa shtesa e parë. Një finalizim i jashtëzakonshëm i Inaki Williams, me topin që përfundoi aty ku shtylla takohet me traversën, pa i dhënë asnjë shans ter Stegenit.

Të gjitha përpjekjet e Barçës për ta çuar sfidën te penalltitë rezultuan të padobishme, madje në minutat e fundit, Messi humbi qetësinë duke goditur me shpullë në një përplasje kundërshtarin Vilalibre, duke e detyruar gjyqtarin Manzano (pasi pa pamjet në sistemin VAR) t’i nxirrte kartonin e kuq.

Sport Lajme barcelona Futboll messi superkupa e spanjes athletic bilbao

EMISIONET