VIDEO/ Si në filma! "Turku" tenton të vrasë objektivin e tij në mes të Prishtinës

VIDEO/ Si në filma! "Turku" tenton të vrasë objektivin

Hamdi Novobërdaliu i njohur me nofkën “Turku” ka zbrazur një karikator të tërë mbi veturën e Ardi Pajazitit vëllain e Andi Pajazitit i njohur si “Italiani”, gjatë ditës së enjte në qendër të Prishtinës.

Në një video të publikuar nga portali Insajer shihet se si “Turku” qëllon me armë teksa makina e objektivit është në lëvizje e sipër.

Sipas detajeve të policisë rasti ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati” në orën 12 të ditës, ndërsa në vend ngjarje policia ka gjetur 21 gëzhoja pistolete.

“Rr. Isa Kastrati, Prishtinë 01.10.2020 – 12:41. Ankuesit meshkuj kosovarë, raportojnë se derisa ishin duke lëvizur me veturë, një person i dyshuar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre,  mirëpo përveç dëmeve materiale në veturë, nuk kishte të lënduar. Në vendin e ngjarjes, janë gjetur rreth  21 gëzhoja. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati”, thuhet në raporton e policisë.

Pajaziti i njohur edhe si “Italiani” është i përfshirë po ashtu edhe në rastin “Duplex”, ku ishte raportuar për gjuajtën me armë që kishte ndodhur pranë këtij klubi të natës.

Andi Pajaziti –

“Italiani” siç u raportua është një mik dhe bashkëpunëtorë i ngushtë i Astrit Mehmetiti i njohur me nofkën ‘Llepota’. I cili ende është në arrati dhe kërkohet nga policia.

Ndërsa, Hamdi Novobërdaliu – “Turku” në vitin 2018  ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, me katër vjet burg për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Novobërdaliu, akuzohej se me qëllim hakmarrjen, në vitin 2011, ka dashur ta vrasë Florim Arifin.

Për veprën penale “vrasje e rendë në tentativë”, Noverberdaliu, u dënua me tri vite e gjashtë muaj, ndërsa për “armëmbajtje pa leje”, ishte dënuar me një vit burgim, por gjykata vendosi që me dënim unik, të njëjtin e dënoi me katër vite burgim.

Rajoni Lajme arme Kosovë Lajmi i fundit atentat prishtine tentative vrasje

EMISIONET