Video/ Si film horror! Dy burra të gjakosur dhe me sharrë në dorë terrorizojnë pushuesit në plazh

Një skenë tronditëse që përshtatej me një film horror ka ndodhur në një plazh në Toronto fundjavën e kaluar.

Dy burra të gjakosur janë shfaqur në plazh mes pushuesëve me sharra elektrike në duar, duke tmerruar të gjithë.

Ndërkohë që po afroheshin pranë pushuesve, ata po përdornin edhe fjalor banal. Një prej burrave që ishte i mbuluar me tatuazhe u afrua pranë pushuesve dhe bërtiti: “Kush më goditi mua?”

Në mëngjes para orës 10 ata ndodheshin në plazh dhe u përfshinë në një sherr duke u gjakosur dhe u lënduar. Pasi u larguan ata u rikthyen me dy sharra elektrike në dorë dhe po kërkonin personat që ishin zënë më parë.

Plazhistët e terorrizuar, njoftuar policinë dhe ata mbërritën aty në kohë rekort. Të dy burrat u arrestuan nga policia

“Ne duam që pushuesit tanë të ndihen të sigurt dhe aspak të kërcënuar. Sapo morëm telefonatën shkuam menjëherë në vendngjarje për të arrestuar burrat. Dëshmitarët na thanë se të arrestuarit ishin përfshirë në një zënkë dhe 20 minuta më vonë ishin rikthyer me sharrë elektrike. Ne tani jemi duke i marrë në pyetje ato dhe më pas do të japim sqarime më të hollësishme”, u shpreh një zëdhënës i policisë.

Bota Lajme plazh burra te gjakosur sharre elektrike

EMISIONET