Kjo re tymi në Rusi është shkaktuar nga 75 mijë ton municione që kanë shpërthyer si pasojë e një zjarri.

Autoritetet kanë zhvendosur mbi 2300 qytetarë nga rrethinat, në një rreze prej 5 kilometrash, pas shpërthimit të fuqishëm në juglindje të Moskës.

Janë mobilizuar mbi 400 zjarrëfikës për të mbajtur nën kontroll zjarret, por edhe me dhjetra efektivë të tjerë për t’u marrë me personat e plagosur.

Deri më tani njoftohet nga mediet ruse se nuk ka persona të vdekur, por veç disa të plagosur që janë shoqëruar në ambjentet e siptaleve rrotull.

Autoritetet qeveritare njoftojnë se është çelur një hetim penal për rastin. Një zjarr i rënë tek shkurret rrotull në zonë, është afruar pranë depos së armëve duke sjellë edhe këto pasoja të rënda për qytetarët dhe zonën rrotull.

Aksidente të ktilla janë të zakonshme në Rusi për shkak të sasive të mëdha të municioneve të vjetra që mbeten ende nëpër depo.