Një histori e pazakontë ka ndodhur në Filipine.

Pronari i një kamioni, e gjeti në mëngjes mjetin e tij jo në vendin e parkingut ku e kishte lënë në mbrëmje.

Si rrjedhojë, pronari Joseph Vigo, dyshoi se dikush mund të ketë tentuar që t’ia vjedhë. Për këtë arsye, ai kërkoi ndihmë nga policia në Provincën Bataan, të cilët kontrolluan kamerat e sigurisë së parkingut.

Mund të duket e pabesueshme, por ajo që vunë re i shokoi të gjithë, pasi kamioni i vogël lëvizte, dhe dera e pasgjerit hapet për një moment. Në fakt nga kamerat shihet se askush nuk ishte brenda në kamion.

Për më tepër detaje, ndiqni videon e mëposhtme.