Një ngjarje e veçantë është regjistruar në Peru, ku kamerat e sigurisë kanë fokusuar një punonjës policie, i cili në vend që të gjobisë një grua që kishte shkelur orën policoree, e puth atë.

Pamjet filmike tregojnë se si polici puthet me gruan pasi kjo e fundit po mundohet ta bindë zyrtarin që të mos e ndëshkojë në këmbim të puthjes.

Sipas mediave huaja, polici, ende i paidentifikuar është pezulluar nga detyra dhe po zhvillohen hetime për këtë rast.