VIDEO/ Shkatërrohet grupi i trafikantëve italo-shqiptarë, 11 arrestime

VIDEO/ Shkatërrohet grupi i trafikantëve italo-shqiptarë, 11

Autoritetet italiane të antidrogës kanë ekzekutuar operacionin e koduar "Sottovuoto", i cili ka çuar në shkatërrimin e një grupi trafikantësh droge i përbërë nga shtetas shqiptarë e italianë.

Operacioni ka çuar në ekzekutimin e 11 arrestimeve dhe në sekuestrimin e rreth 30 kg drogë.

Grupi kriminal vepronte në territorin e provincës së Romës, në komunat Ardea, Pomezia dhe në gjithë bregdetin roman.

Hetimet e këtij operacioni kanë nisur në maj të 2018 pas arrestimit të një shtetasi italian i cili po transportonte rreth 9 kg marijuanë.

Hetimet zbardhën se ky grup kriminal furnizohej me drogë nga narkotrafikanti i njohur shqiptar Ismail Rebeshi, me veprim në Viterbo, e i njohur me pseudonimin "Ermal", i cli aktualisht është në masë arresti nga autoritetet italiane, raporton Ora News. 

Operacioni "Sottovuoto" ka vënë në pranga kokën e këtij grupimi kriminal, shqiptarin Maringlen Muçaj, i njohur me pseudonimin "Lele", 37 vjeç dhe  shqiptarin I.R 38 vjeç.

Ndërsa janë shpallur në kërkim shqiptarët E.L. 25 vjeç, F.A. 34 vjeç, N.E. 33 vjeç dhe vëllai i tij  N.A. 31 vjeç.

Ndërsa janë vënë nën masën e arrestit shtëpiak 5 shtetas italianë, anëtarë të këtij grupi kriminal.

Për magazinimin e drogës ata përdorin një fermë bujqësore në zonën Laurentino, në provincën e Romës.

Gjatë hetimeve të operacionit janë sekuestruar 30 kg marijuanë, gjysëm kg heroinë, 37 gramë hashash, 1 pistoletë gjysëm automatike si dhe materiale për konfeksionimin e dozave të drogë.

Bota Lajme itali shqiptare Europa Lajmi i fundit operacion policor

EMISIONET