VIDEO/ Rikthehet Liverpool-i i frikshëm, "shuplakë" në Londër Tottenham-it

VIDEO/ Rikthehet Liverpool-i i frikshëm, "shuplakë" në

Gola, raste dhe emocione të shumta. Por në fund triumfon Liverpool.

“The Reds” mposhtën Tottenham, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20 të Premier League, me rezultatin 1-3.

Serinë e golave e hapi Firmino në minutat shtesë të pjesës së parë, ndërsa dy minuta pas fillimit të 45 minutave të dyta, ekipi i Jurgen Klopp dyfishoi rezultatin me anë të Alexander Arnold.

Vendasit reaguan menjëherë duke gjetur golin vetëm pas dy minutash me anë të Hojbjerg.

Por kur u mendua se skuadra e Mourinhos do të tentonte më shumë, Liverpoll gjeti golin e tretë në minutën e 65 me autor Sadio Mane.

Me këtë fitore, Liverpool ngjitet në kuotën e 37 pikëve, në vend të katërt, 4 më më pak se Manchester United. Ndërsa Tottenham ndalet në kuotën e 33 pikëve në vend të 6, por me një ndeshje më pak.

Përmbledhja e ndeshjes:

EMISIONET