VIDEO/ Real Madrid mposht Eibar dhe kap Atleticon në krye

Real Madrid i mjaftoi starti i furishëm ndaj Eibarit për të siguruar fitoren e katërt radhazi në La Liga, e cila i ngjit "Los Blancos" në vendin e dytë me 29 pikë, aq sa ka edhe Atletico e Madridit (ka zhvilluar dy ndeshje më pak), e cila kryeson falë golaverazhit më të mirë.

Madrilenët realizuan dy gola të shpejtë me Karim Benzemanë dhe Luka Modricin në minutat 6’ dhe 13’, duke krijuar idenë e një suksesi me goleadë, por Eibari e rihapi ndeshjen në minutën e 28-të me golin e Kikes.

Vendasit tentuan deri në fund për të shmangur humbjen, por shpresat e tyre u veniten në shtesë, kur Lukas Vaques shënoi golin e rezultatit përfundimtar 1-3.

Golat e ndeshjes:

Rënditja në La Liga

Sport Lajme Futboll la liga benzema eibar-real madrid

EMISIONET