VIDEO/ Qytetari bëhet hit në internet: Kush s'di not të mos vijë në Vlorë, se mbytet

VIDEO/ Qytetari bëhet hit në internet: Kush s'di not të mos

Banorët e shumë lagjeve në qytetin e Vlorës janë zgjuar mëngjesin e sotëm me rrugët e mbushura me ujë, ndërsa edhe investimet e realizuara së fundi edhe në hyrje të qytetit duket se nuk kanë dhënë asnjë efekt.

Veç lagjeve të qytetit, edhe në zonat turistike si Orikum, Tragjas, Radhimë dhe fshatra të tjerë reshjet e shiut kanë nxjerrë në pah mungesën e investimeve serioze, pasi ata kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e linjave të amortizuara.

Kjo situatë që përsëritet sa herë bie shi ka “frymëzuar” edhe qytetarët vlonjatë.

Një prej tyre po bën xhiron e rrjetit me videon e tij ku këshillon vizitorët që të vizitojnë Vlorën vetëm nëse dinë not.

“Ndodhemi në rrugën Albano-Romina në Vlorë dhe ju mirëpresim, e theksoj prapë, ata që dinë not, ata që s’dinë not mos të vijnë në Vlorë se mbyten, kjo është Vlora jonë”.

Lexo edhe:

Investimet e Lelit “i shkriu” shiu, banorët e Vlorës zgjohen të përmbytur

Vendi Lajme Politikë vlore permbytje Aktualitet qytetari Not

EMISIONET