Është shpërndarë masivish në rrjetet sociale një video ku pretendohej se televizioni amerikan CNN, ka shfaqur ikonën e një faqeje pornografike, ndërsa gazetari ishte në transmetim ‘live’ me garën zgjedhore në Amerikë.

Në këtë video shihet sesi shfaqet në ekranin e CNN dritarja e një faqeje të njohur pornografike, ajo e “Porno Hub”.

Gazetari i njohur në CNN arriti që ta largonte më urgjencë ikonën e faqes pornografike, shkruajnë mediat sociale.

Pas publikimit të kësaj videoje, ka ardhur edhe reagimi i televizionit. Ato kanë nxjerrë menjëherë provat që tregojnë se banderola e shfaqur në sfond ishte e rremë.