5 punonjës policie janë përleshur me një qytetar, i cili ka refuzuar të kryejë testin e alkoolit ndërsa gjatë momentit të arrestimit ka kërcënuar blutë. Sherri mes efektiveve dhe qytetarit është regjistruar në rrugën “Mine Peza” në Tiranë, ku i riu më pas është dërguar në komisariat për tu proceduar në gjendje të lirë.

Një grup të rinjsh janë përleshur me policinë mbrëmjen e të hënës në Tiranë, duke krijuar një skenë të pazakontë në qendër të kryeqytetit.

Për shkak të aktit normativ të pandemisë, policia ka shtuar patrullimet me qëllim kontrollimin e qytetarëve për mbajtjen e maskave.

Pikërisht gjatë kontrolleve që patrullat e policisë po kryenin në hyrje të rrugës “Mine Peza” në Tiranë ka ndodhur edhe incidenti i grupit të të rinjve me forcat e rendit.

Përleshja ka ndodhur pasi efektivët e policisë i kanë kërkuar të ndalojnë 2 të rinjve, për të kontrolluar dokumentacionin dhe për të bërë testin e alkoolit.

Burimet zyrtare thanë se shtetasi me iniciale Henri. T ka kundërshtuar deri në përplasje fizike me forcat e rendit.

Në përleshje është dashur ndërhyrja e 5 punonjësve të policisë për të neutralizuar të riun.

Burime nga policia bëjnë me dije se tashmë i riu është proceduar në gjendje të lirë nga efektivët e komisariatit nr.3, me akuzën për kundërshtim të punonjësit të policisë.

Lajmi u perditesua