Të shtëna me armë dhe disa të plagosur raportohen në një sinagogë në qendër të kryeqytetit të Austrisë, Vjenë, mbrëmjen e sotme konfirmon policia lokale.

Kjo e fundit ndodhet në vendngjarje dhe i ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg dhe të evitojnë transportin public.

Autoritetet gjithashtu po bëjnë apel qytetarëve që të mos shpërndajnë imazhe të vendit e cila ndodhet në një zonë qendrore të Vjenës.

Gazeta Kronen Zeitung flet për shkëmbim zjarri, duke shtuar se njëri prej sulmuesve ka shpërthyer një bombë të cilën e kishte në trupin e tij.

Komunitetit izraelit në Vjenë  u është kërkuar që të mos shkojnë në këtë sinagogë.