Një i ri ka qenë duke luajtur video-lojëra kur tërmeti me magnitudë 6.6 ballë goditi Turqinë mesditën e sotme.

Lëkundjet kanë qenë shumë të fuqishme pasi ndërtesa shkundet e gjithë, ndërsa në sfond dëgjohet zëri i familjarëve të tij.

Po bie tërmet, po bie tërmet, o Zot…”, dëgjohet teksa bërtet i riu.

Izmiri është dëmtuar rëndë nga tërmeti që ra pak pas mesditës së sotme, i cili pati një magnitudë 6.6 të shkallës Rihter.

Një numër i madh pallatesh janë shembur ndërsa vijojnë kërkimet nën rrënoja për viktima apo njerëz të mbijetuar.