VIDEO/ Plas te Reali/ Benzema 'kapet mat' nga kamerat. Ja çfarë i thotë shokut të skuadrës

VIDEO/ Plas te Reali/ Benzema 'kapet mat' nga kamerat. Ja

Real Madrid i shpëtoi turpit në minutat e fundit ditën e djeshme në Champions League, duke barazuar 2-2 me Borussia Monchengladbah, falë golave të Benzema dhe Casemiro në minutat ’87 dhe ’92.

Megjithatë është zbuluar një bisedë e shkurtër në tunel, mes Benzemasë dhe mbrojtësit Ferland Mendy.

Mediat spanjolle zbulojnë se sulmuesi i thotë shokut të skuadrës që të mos i pasojë më Viniciusit.

Mos i paso më atij, vëlla. Ai po luan kundër nesh”, dëgjohet Benzema teksa i thotë shokut të skuadrës.

Mesa duket francezi ka qenë tepër i irrituar me mënyrën sesi po luante Vinisius dhe për këtë arsye kërkoi që të mos i pasonin topat atij.

E vërteta është se pas largimit nga fusha të brazilianit erdhi edhe barazimi.

Borussia Monchengladbah - Real Madrid u mbyll në barazim 2-2, ndërsa pas dy ndeshjeve të para "Los Blancos" numërojnë vetëm 1 pikë.

Sport Lajme real madrid Futboll benzema

EMISIONET