Tjetër hap fals për Milanin. Skuadra e Stefano Piolit nuk mundi të shkonte më shumë se një barazim 1-1 kundër Udineses.
Me shumë mungesa nga formacioni bazë, kuqezinjtë u ndëshkuan fillimisht nga një gol i Becao në minutën e 68. Ndërsa do duhej minuta e fundit e kohës shtesë që të gjendej goli i barazimit.
Pas një prekjeje me dorë në zonë arbitri akordoi një 11-metërsh që u kthye në gol nga Kessie.
Me këtë barazim shkon në kuotën e 53 pikëve, 3 më pak se Inter që luan nesër në transfertë kundër Parmës.
Rezultatet e sotme në Serie A:
