VIDEO/ PD publikon pamjet: Xhaçka me helikopter për fushatë, ambulancat ndizen me të shtyrë

VIDEO/ PD publikon pamjet: Xhaçka me helikopter për fushatë,

Partia Demokratike publikon videon ku shfaqet ministrja teksa rikthehet në Tiranë. Sipas PD, Xhaçka kthehej pas një takimi elektoral në qarkun e Dibrës.

Ky veprim erdhi si përgjigje e deklaratës së ministres se tre ditë më parë e cila quajti inskenime të ulëta dhe përpjekje për të hedhur baltë ndaj forcave të armatosura.

“Në asnjë rast, as ministri dhe asnjë ushtarak nuk ka përdorur për qëllime politike elektorale apo personale asnjë mjet të forcave të armatosura dhe jo më pastaj helikopterët”  shkruhej në reagimin e ministrisë.

Por sot ish deputetja e PD-se Albana Vokshi vuri në dispozicion pamjet ku duket Xhaçka teksa hipën në helikopter.
Sipas selisë blu, ky udhëtim i Xhaçkës ka kushtuar të paktën 10 mijë euro.

Albana Vokshi: E vërteta është se Olta Xhaçka ka udhëtuar me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes ditën e premte. Helikopteri e ka çuar në Dibër, më pas është kthyer në Tiranë. Brenda të njëjtës ditë, ka shkuar ta marrë sërish drejtuesen politike të qarkut të Dibrës për Partinë Socialiste, pasi ka bërë takime me strukturat e partisë, për qëllimi politike, elektorale, takime që nuk përputhen me përmbushjen e detyrave funksionale të saj.

PD thotë se kjo është vetëm një nga provat që PD disponon dhe që fakton se Olta Xhaçka gënjeu shqiptarët.

Albana Vokshi: "Ajo ka udhëtuar me helikopter brenda ditës për takime partie, duke harxhuar të paktën 10 mijë euro, ndërkohë që ambulancat para infektivit ndizen me të shtyra"

"Pamjet në video, kur një ministër përdor helikopterin e shtetit si taksi private, duhen fiksuar mirë nga çdo shqiptar që sot nuk ka bukë për fëmijët, që sot është në çadra, me qira apo në shtëpi të dëmtuara nga tërmeti.
 
Këto pamje, duhen kujtuar nga çdo shqiptar që merr lekë borxh për të blerë ilaçet anticovid apo një bombol oksigjeni me çmime stratosferike. që pret me orë të tëra në ambulancë në të ftohtë, ndërkohë që  kryeministri, në vend të ishte në punë, rri gjithë kohës në facebook."

PD e mbyll deklaratën duke nënvizuar se herët a vonë Olta Xhaçka do të japë llogari.

https://youtu.be/QeM93auMLm8


 

Vendi Lajme Politikë PD olta xhacka Aktualitet albana vokshi helikopter

EMISIONET