Publikohen pamjet filmike që tregojnë Diego Armando Maradonën pak ditë para se të humbte jetën.

Legjenda e futbollit botëror duket në gjendje të rëndë shëndetësore pas operacionit që iu nënshtrua në fillim të muajit nëntor, ndërsa për të shëtitur në oborrin e banesës ka nevojë për tu mbështetur tek familjarët e tij.

Por në videon e mëposhtme dëgjohet një vajzë e vogël që e përshëndet dhe Maradona, pavarësisht gjendjes shëndetësore, e përshëndet duke i ngritur dorën.

Diego Armando Maradona ndërroi jetë ditën e mërkurë pas një ataku kardiak.