Një 16-vjeçare e ka pësuar keq faktin që hipi në autobus publik pa vendosur maskën.

Ngjarja ka ndodhur në West Bromwich në Angli, ku adoleshentja u godit në fytyrë nga një burrë, i cili nuk e kapërceu dot faktin që ajo nuk mbante maskë.

Agresori është një 26-vjeçar, punonjës i një banke me këtë të fundit, pas publikimit të pamjeve, që e pushoi nga puna.

Një ditë më parë, Britania e Madhe shënoi rekordin sa i përket vdekjeve ditore nga Covid-19, mbi 1500.