Një vit më parë Shqipëria do të përjetonte momente të vështira, ndoshta të pa përjetuara prej vitesh.


51 bashkëqytetarë do të humbnin jetën si pasojë e tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, ndërsa mijëra familje do të mbesnin në qiell të hapur.

Punët më të vështirë e kishin forcat e ushtrisë, policisë dhe urgjencave që iu desh të përballeshin në terren me pamje të paharrueshme.


Por e njëjta gjë mund të thuhet edhe për gazetarët, ata që raportonin nga vendngjarja dhe ata që e bënin live nga ekrani.


Mes momenteve më prekëse të atyre ditëve është çasti kur live në “Tempora” në RTV Ora, gazetarja dhe moderatorja Sonila Meço do të përlotej teksa lexonte emrat e disa prej viktimave.


Kërkon ndjesë, nuk mudem…”, do të shprehej Meço e më pas nuk do të mbante dot lotët.