VIDEO/ Nuk ka finale Barcelona-Real Madrid, Athletic Bilbao mposht “Los Blancos”

VIDEO/ Nuk ka finale Barcelona-Real Madrid, Athletic Bilbao mposht “Los

Real Madrid mposhtet nga Athletic Bilbao duke humbur kështu shansin për të luajtur finalen e Superkupës së Spanjës përballë Barcelonës, ditën e dielë.

Sfida e luajtur në stadiumin e Malagas “La Rosaleda”, e mbyllur pak caste më parë, u vendos nga dy gola të Raul Garcias në pjesën e parë (18’ dhe 38’).

Real Madrid gjeti golin me Karim Benzema në minutën e 73 por pa mundur të ndryshojë rezultatin final të ndeshjes.

Baskët do të përballen me Barcelonën ditën e dielë, me këta të fundit që mposhtën dje baskët e tjerë të Real Sociedad pas gjuajtjeve të penalltive.

Barcelona ka shansin të fitojë për herë të 14-të në historinë e tyre Superkupën e Spanjës. Blaugranat kanë fituar SuperKupën e Spanjës më shumë se çdo klub tjetër, ndërsa rivalët e tyre më të afërt ishte pikërisht Real Madrid me 11 trofe.

Finalja e Superkupës së Spanjës luhet të dielën, ora 21:00, në “Estadio De La Cartuja” në Sevilla.

Sport Lajme barcelona Futboll real madrid-athletic bilbao superkupa e spanjes

EMISIONET