VIDEO/ Nga shpërthimi i kamionit shembet pallati

VIDEO/ Nga shpërthimi i kamionit shembet pallati

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qendër të Nashville, Tennessee,  ShBA-së ku si pasojë një ndërtesë është shembur dhe disa të tjera janë dëmtuar.

Menjëherë autoritetet përkatëse kanë urdhëruar evakuimin e banorëve.

Shefi i policisë ka thënë se një kamion i parkuar ka shpërthyer dhe ka dëmtuar ndërtesat që ishin aty pranë.

Nëpërmjet një postimi në Twitter redaktori i web- Scoop Nashville, Jason Stin ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes ku ka treguar dhe ndërtesën e shëmbur për shkak të shpërthimit të fuqishëm.

Madje ka bërë të ditur se zjarrfikësit po tërhiqen pas incidentit, dhe se gjithçka përreth është bllokuar për shkaqe sigurie.

“Në qendër të qytetit është një zjarr i madh – po vazhdon kërkimi i viktimave, disa persona kanë arritur të zbresin nga katet e sipërme”-ka shkruar Stin në Twitter, duke shtuar se shumica e personave kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

https://twitter.com/DJ_PAPA_SMURF/status/1342463552456634370

Bota Lajme ndertesa pallati shperthen kamioni

EMISIONET