Video/ Në mes të vapës, mijëra shqiptarë përballë portës së mbyllur nga pala greke në tokën neutrale

Video/ Në mes të vapës, mijëra shqiptarë

Raportimi i orës 15:55 - Një situatë dramatike mund të cilësohet ajo që po ndodh në pikën kufitare të Kakavijës prej disa ditësh.

Mijëra qytetarë shqiptare presin të kalojnë kufirin, e teksa shteti grek ka vendosur masa të reja si pasojë e pandemisë, rradha e atuomjeteve shkoi deri në 25 kilometër.

E si të mos mjaftonte kjo, një fëmijë 10-vjeçar u përplas për vdekje nga një autoambulancë.

Nga pamjet e siguruara nga 'Ora News', në tokën neutrale shihen fare qartë qytetarët se si qëndrojnë në temperatura të larta përballë portës së mbyllur nga pala greke.

Disa prej tyre u shprehën se janë pajisur me pasaportë greke e paguajnë taksa prej 30 vitesh, dhe se kjo situatë nuk është normale.

''Kemi 5 orë që presim këtu. Nuk është normale, duhej të kalonim më shpejt. Kemi 30 vjet në Greqi me letra, paguajmë siguracionet, fëmijët i kemi me pasaporta greke. U nisëm tani se nuk duam të rrimë 1 javë në karantinë andej.''

Lexoni të gjitha lajmet për sfilitjet e shqiptarëve në Kakavijë

Vendi Lajme kakavije Aktualitet radhe ne kakavije

EMISIONET