Video/ Mourinho ndërpret konferencën për Princin e Edinburgut

Video/ Mourinho ndërpret konferencën për Princin e Edinburgut

Lajmi për ndarjen nga jeta të Princ Philip, bashkëshortin e Mbretëreshës Elisabetë pati reagim të menjëhershëm në të gjithë botën dhe sensibilizim të madh për një figure të rëndësishme të Mbretërisë së Bashkuar.

Edhe Jose Mourinho që prej vitesh jeton dhe punon në këtë vend shprehu ngushëllimet me një mesazh prekës por trajneri portugez ishte live në konferencën për shtyp kur mori vesh lajmin për vdekjen e Princit. Ai menjëherë ndërpreu pyetjet për të dhënë mesazhin e tij ngushëllues për Mbretëreshën.

“Më fal, do të përgjigjem për pyetjen tuaj por sapo lexova lajmin e trishtueshëm për Princ Philip dhe doja të shprehja ngushëllimet e mia për Familjen Mbretërore” nisi mesazhin e tij Mourinho i cili pas solidarizimit iu rikthye konferences për t’iu përgjigjur pyetjeve për ndeshjen e Tottenham ndaj Man. United.

https://twitter.com/i/status/1380526135268814848

EMISIONET