Asnjë qytet nuk ka dashur një futbollist aq sa Napoli ka dashur Diego Armando Maradonën.
Legjenda e futbollit botëror, që mbylli sytë dje në moshën 60-vjeçare, është më shumë se një idhull për napolitanët që ruajnë nga ai kujtimet e një skuadre spektakolare, shkruan Ora News.
Për të ilustruar dashurinë e qytetit për “Pibe de Oro” mjafton të shihet videoja e mëposhtme.
Maradona rikthehej në vitin 2005 në Napoli, pas plot 14 vjetësh. Dhe pritja ishte drithëruese.
E tillë është dashuria e Napolit për Maradonën. Ndaj, për këtë arsye, është vendosur që stadiumi “San Paolo” tani e tutje të quhet “Diego Armando Maradona”.
Lexo edhe:
FOTO/ Napoli qan për Maradonën, çfarë ndodhi mbrëmjen e shkuar në qytetin italian