24 orë pas shpërthimit të 2,700 tonëve nitrat amoni në Beirut, është gjendur gjallë një vajzë e vogël nën rrënoja.

Skuadra e shpëtimit në kërkim të të mbijetuarëve gjetën edhe vajzën.  Në videon e publikuar ata shihen duke hequr mbetjet e një ndërtese të shembur nga trupi i vajzës që e kishin mbulua të githën.

Mediat vendase kanë treguar se kjo video është marrë mbrëmjen e së mërkurës dhe se e mitura ndodhej prej 24 orësh nën rrënoja.