VIDEO/ Milan e nis me fitore sezonin e ri, kuqezinjtë i falen 39-vjeçarit Ibrahimoviç

VIDEO/ Milan e nis me fitore sezonin e ri, kuqezinjtë i falen

Nis me fitore sezoni i ri futbollistik në Serie A për Milanin.

Ekipi i drejtuar nga Stefano Piolo mposhti 2-0 në “San Siro” Bolognan.

Për kuqezinjtë vendosi dygolëshi i suedezit Zlatan ibrahimoviç.

Bomberi 39-vjeçar tundi rrjetën për herë të parë në minutën e 35-të pas një asisti të Theo Hernandez, ndërsa vulosi fatet e ndeshjes në minutën e 50-të nga pika e bardhë e penalltisë.

Bologna e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pasi në minutën e 88 Djiks mori kartonin e dytë të verdhë.

Kujtojmë këtu se më 3 tetor, Ibrahimoviç mbush plot 39 vjeç. /A.R, OraNews

Golat e ndeshjes:

Sport Lajme Lajmi i fundit milan serie a ibrahimovic bologna dopiete

EMISIONET