"Nuk do gajasesh më"/ Basha-Ramës: Më 25 prill humb ti, fiton Shqipëria

"Nuk do gajasesh më"/ Basha-Ramës: Më 25 prill humb ti,

Më 25 prill humb Edi Rama dhe fiton Shqipëria.

I këtij mendimi është kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Basha tregon, sipas tij, premtimet e pambajtura të qeverisë Rama ndërsa mbyllet me fjalët: "Nuk do të gajasesh më. Më 25 Prill fiton Shqipëria".

Lulzim Basha: Shqiptarët nuk mashtrohen dot më. Me 25 prill Rama humb dhe Shqipëria fiton!

Teksti i plotë i videos: 

Abraham Linkoln thoshte: “Mund t’i mashtrosh ca njerëz për ca kohë po s’mund t’i mashtrosh të gjithë përgjithmonë”

Rama, gënjeshtrat dhe premtimet e tua boshe na kanë lënë vend numëro.

Po tani kupa është mbushur.

Shqiptarët nuk do të mashtrohen më.

Ata donin një kryeministër dhe përfunduan me një sharlatan.

Më 25 prill nuk do të gajasesh më.

Më 25 prill do të fitojë Shqipëria.

Vendi Edi Rama Lajme lulzim basha Politikë Lajmi i fundit Aktualitet 25 prill vide-mesazhi

EMISIONET