Një magazinë bojrash u dogj në Zhupan të Fierit, ndërsa një biznes tjetër aty pranë u rrezikua. Në Durrës, ndërkohë një vatër zjarri u shënua pranë ish bazës së Hekurudhës.

Një magazinë bojrash u shkrumbua thuajse plotësisht në Zhupan të Fierit.

Flakët sipas Policisë u shfaqën rreth orës 13:00, ndërsa për shkak të materialit që ndodhej aty vijuan për më shumë se një orë.

Gjatë kohës u dëgjuan edhe disa shpërthime. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por dëmi ekonomik përllogaritet i konsiderueshëm.

”Sot rreth orës 13:30, në zonën e quajtur “Azotiku”, në një makazinë me bojra të marrë me qera nga shtetasi E.H, ka rënë zjarr”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për të vënë flakët  nën kontroll u kërkua angazhimi i mjeteve zjarrfikse, ndërsa policia ka nisur një hetim për shkaqet në magazinën që ishte marrë me qira.

Ndërkohë një vatër zjarri u shfaq në lagjen 13 në Durrës pranë ish bazës së Herkurudhës.

Flakët përfshinë një zonë me bimësi të ulët, ndërsa u favorizuan nga era.