VIDEO/ Leao në historinë e Serie A, Milan nuk di të ndalet. Inter e ndjek

VIDEO/ Leao në historinë e Serie A, Milan nuk di të ndalet. Inter

Milan i pandalshëm edhe në mungesë të Zlatan Ibrahimoviç. Pas barazimit në transfertë me Genoan, kuqezinjtë triumfojnë në një tjetër transfertë të vështirë, Sassuolo duke ruajtur vendin e parë në rënditje dhe duke e mbajtur 0 kolonën e humbjeve pas 13 javësh kampionat, raporton Ora News.

Ndeshja nisi shumë mirë për miqtë, të cilët gjetën golin e avantazhin që në sekondat e para me Leao, i cili u fut në historinë e Serie A me golin më të shpejtë (6 sekonda) ndërsa në minutën e 26 ishte belgu Saelemekers që dyfishoi rezultatin.

Lexo edhe:

VIDEO/ Vetëm 6 sekonda për të shënuar, Leao hyn në historinë e Serie A

Pjesa e parë u mbyll pikërisht me shifrat 0-2.

45 minutat e dyta nuk dhuruan asgjë të veçantë përveç golit të vendasve në minutën e 89 me autor Berardin por pa mundur të ndryshojë fatet e takimit, që u mbyll në shifrat 1-2, raporton Ora News.

Me këtë fitore Milan ruan vendin e parë në kuotën e 31 pikëve, 1 më shumë se Inter që fitoi 2-1 ndaj Spezias.

Golat për zikaltrit e shënoi Hakimi në minutën e 51 dhe Lukaku në minutën e 71. Golin e nderin për miqtë e shënoi Piccoli në minutën e 94.

Vendin e tretë e mban Juventus me 27 pikë. Kampionët e Italisë mposhtën dje në transfertë 0-4 Parmën, raporton Ora News.

Në ndeshjet e javës së 14 që do të luhen në mesjavë, Milan pret në “San Siro” Lazion, ndërsa Inter udhëton në transfertën e Veronas.

Përmbledhja e ndeshjes Sassuolo-Milan