VIDEO/ Lazio mposht Sassuolon, Strakosha jashtë, Muriqi për vetëm 4 minuta

VIDEO/ Lazio mposht Sassuolon, Strakosha jashtë, Muriqi për vetëm

Lazio, pas fitores në Kupë kundër Parmas, fiton edhe ndaj Sassuolos në kampionat.

Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh me anë të Francesko Caputos në minutën e 6′, shifrat i barazoi Sergej Milinkoviç-Saviç në minutën e 25′, dhe më pas përmbysja erdhi në minutën e 71′ me autor Ciro Immobilen.

Tek bardhekaltërit mungoi përsëri Thomas Strakosha i cili nuk bënte pjesë në këtë takim, dhe pak minuta kishte dhe për Vedat Muriqin i cili zëvendësoi Immobilen në minutën e 86′.

Me këtë fitore kryeqytetasit ngjiten në vendin e 7 të klasifikimit në kuotën e 34 pikëve.

Përmbledhja e ndeshjes:

Sport Lajme lazio Futboll serie a sassuolo

EMISIONET