Në Florida dy gra të moshës 34 dhe 44 vjeç u maskuan si të moshuara mbi 65 vjeç në mënyrë që të vaksinoheshin.

Ato në të njëjtën mënyrë kishin arritur të siguronin dozën e parë, por u kapën nga autoritetet teksa ishin duke u përpjekur për të marrë dozën e dytë.

Sipas BBC dyshja fillimisht ishin zbuluar nga zyrtarët e qendrave të vaksinimit, kur u pa se datat e lindjes nuk përkonin me moshën që supozohej që gratë të kishin.

Reporterët e lajmeve në SHBA thonë se ka patur incidente të ngjashme dhe madje edhe njerëz që shkonin në qendra vaksinimi, për të pyetur “nëse mbeti ndonjë dozë” për ta.

Për këtë arsye, ambientet po mbikëqyren më mirë, janë shtuar kamerat e sigurisë dhe pritet të ketë më shumë kontrolle.