Është ndoshta një prej politikanëve në vend, por deputeti i Opozitës së Re, Kristaq Papa arriti ta nxehë.

Po flasim për ministrin e shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, i cili replikoi ashpër me deputetin lidhur politikat që po ndjek qeveria shqiptare për shqiptarët jashtë kufijve.

Madje, në iritim e sipër, Majko i përmendi edhe kaçurrelat deputetit Papa.

Pandeli Majko: “Nuk kam ardhur këtu të dëgjoj dëngla nga njerëz që as ia kanë idenë se çfarë bëhet në diasporë. Apo se çfarë bën shteti i tyre për Diasporën. Këtu mund të vish dhe të flasësh për patetizëm. Po marr çështjen e librave. Sa kohë ke zotëri që nuk dëgjon një mësues jashtë vendit të kërkoj libra nga shteti i vet? Sot është krijuar një network për gjithë shkollat shqiptare që financohen falas nga shteti shqiptar. Sa ke kërkuar informacion për çështjen e pensioneve? A e di që është emëruar një coordinator I posaçëm shtetëror që ndjek çdo muaj këtë situatë. Dhe që është në nivelin e zv/ministrit. E njëjta gjë edhe për burgjet. Vjen këtu edhe ulëret në Parlament duke lëshuar lloj lloj dënglash të pavërteta, të cilat nuk kanë të bëjnë me realitetin. Dhe ngre lloj lloj aludimesh për gjëra që nuk kanë fare të bëjnë me këtë lloj interprelance.

Ka ca gjëra që janë shumë të qarta zoti Papa. Ashtu siç unë i kam flokët e bardha dhe ti ke humbur kaçurelat, prej kohësh!”

Ndërkohë në replikën e tij, deputeti Papa u shpreh se nuk merret personalisht me ministrin.

Kristaq Papa: Unë nuk merrem fare se kë takon ministri kur shkon jashtë, por dua të rrahim ide dhe mendime dhe perspektive për ti mbajtur të lidhur me atdheun. Shqiptarët jashtë Shqipërisë janë po kaq të indinjuar, sa shqiptarët në atdhe. Duhet të shikojmë betejën sesi të mbajmë jo 2.8 milionë njerëz, por 4-5 milionë, sepse Shqipëria është një vend i bekuar nga Zoti.

/a.r,OraNews