VIDEO/ Ja si dhunohen të moshuarit nga punonjësit e azilit

VIDEO/ Ja si dhunohen të moshuarit nga punonjësit e azilit

Nuk ndodh vetëm në Shqipëri.

Guardia di Finanza në Itali ka zbuluar një shtëpi azili në Palermo ku ushtrohej vazhdimisht dhunë fizike ndaj të moshuarve.

Për pasojë katër persona, tre gra dhe një burrë, kanë përfunduar në pranga, të akuzuar për keqtrajtim, dëmtim personal dhe shkelje të shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës.

Hetimet, që morën shkas nga një denoncim, bënë të mundur dokumentimin e episodeve të abuzimit fizik dhe psikologjik ndaj të moshuarve.

Në më pak se dy muaj u regjistrua dhjetëra episode të dhunës, me të moshuarit që jetonin gjatë gjihë kohës me frikë, shkruajnë mediat italiane, raporton Ora News..

Përveç akuzave të mësipërme, pronarët e objektit gjithashtu do të duhet të përgjigjen për mosrespektimin e rregullave anti-Covid.

Autoritetet kanë urdhëruar edhe bllokimin e organizatës jofitimprurëse që administronte azilin.

Bota Lajme itali Europa azil dhuna te moshuarit palermo

EMISIONET