Ora News siguron video nga lokali ku u ekzekutua vëllai i Talo Çelës në Bradashesh të Elbasanit.

Siç shihet edhe nga pamjet, lokali gjendet afër një lavazhi.

50-vjeçari Bujar Çela u ekzekutua mëngjesin e sotëm rreth orës 05:45 të teksa ishte duke konsumuar kafenë e mëngjesit.

Ndërkohë, makina e autorëve është gjetur e shkrumbuar në fshatin Murras të Elbasanit.

Policia dhe forcat Renea kanë nisur kërkimet për gjetjen e autorëve, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në hyrje daljet e qytetit.

Lexoni të gjitha lajmet lidhur me vrasjen e Bujar Çelës.