VIDEO/ Inter mposht Juventusin dhe tremb Milanin

VIDEO/ Inter mposht Juventusin dhe tremb Milanin

Pas një humbjeje dhe një barazimi, Inter rikthehet te fitorja pikërisht në ndeshjen dhe momentin e duhur.

Skuadra zikaltër triumfoi në derbin e Italisë duke mposhtur Juventusin me rezultatin 2-0.

Golat që I japin tre pikët e arta skuadrës së Antonio Contes u shënuan nga Vidal në minutën e 12 dhe nga Barella në të 52-ën.

Me këtë fitore Inter ngjitet në kuotën e 40 pikëve, aq sa edhe Milani kryesues që luan nesër në mbrëmje ndaj Cagliarit.

Ngaa ana tjetër, Juventus, që kishte një seri rezultatesh pozitive, stopohet në kuotën e 33 pikëve, në vend të pestë.

/a.r,OraNews

Sport Lajme Futboll Lajmi i fundit vidal inter-juventus derbi i italise barella

EMISIONET