Napoli vijon të vajtojë humbjen e idhullit të saj, Diego Armando Maradona.

Edhe mbrëmjen e djeshme, teksa Napoli luante ndeshjen e rradhës në Europa League, tifozët janë dendur rrugëve të qytetit dhe kryesisht pranë stadiumit që do të marrë emrin e legjendës argjentinase, shkruan Ora News.

Me flakadanë në duar e duke kënduar këngën e famshme: “Ho visto Maradona” (Kam parë Maradonën), këngë e bërë e famshme gjatë kohës që ish-kampioni I botës luante për ekipin italian, axurrët kanë kujtuar ish kampionin e botës që humbi jetën dy ditë më parë në moshën 60-vjeçare.