VIDEO/ Higuain e nis keq në SHBA! Penallti e humbur dhe sherr me kundërshtarin

VIDEO/ Higuain e nis keq në SHBA! Penallti e humbur dhe sherr me

Aventura e Gonzalo Higuain në MLS nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme me fanellën e Inter Miamit, klub në pronësi të David Beckham, i cili vendosi të investojë tek argjentinasi një tjetër ish-lojtar i Juventusit, Blaise Matuidi.

Debutimin “Pipita” duhet ta harrojë sa më parë: së pari për humbjen e rëndë 3-0 të pësuar në fushën e Filadelfia Union, si dhe për një episod që mund të kishte ndryshuar rrjedhën e lojës.

Kur rezultati ishte 2-0 për vendësit, Higuain kishte mundësinë për të rihapur ndeshjen, por goditi shumë keq nga pika e bardhë e penalltisë. Argjentinasi nuk mundi të përmbante nervat duke shfrytë edhe ndaj kundërshtarëve, që kërcyen nga gëzimi kur ai e çoi topin mbi tra.

Penalltitë nuk kanë qenë kurrë pikë e fortë në sfondin teknik të Higuainit. Ai ka gabuar nga distanca e 11 metrave në finalen e Copa America 2015 kundër Kilit apo në ndeshjen Milan-Juventus kur vishte fanellën kuqezi, me Szczesny-n që neutralizoj përpjekjen e tij.

Sport Lajme Futboll sherri higuain mls

EMISIONET