VIDEO/ Grushta, shkelma dhe shkulje flokësh, vajzat në Vlorë zihen keq me njëra-tjetrën

VIDEO/ Grushta, shkelma dhe shkulje flokësh, vajzat në Vlorë

Dhuna në shkolla është një problematikë e madhe në vendin tonë, ndërsa fenomeni në fjalë ka përfshirë edhe vajzat që herë pas here bëhen objekt diskutimi në rrjetet sociale.

Rasti më i fundit vjen nga qyteti i Vlorës ku dy nxënëse janë përlasur fizikisht me njëra-tjetrën.

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga JOQ, vajzat nuk kursejnë shpullat, grushtat, shkelmat dhe shkulja e flokëve.

Në video shihet dhe një djalë që afrohet për të qetësuar gjakrat, por pa sukses, pasi vajzat vazhdojnë ende sherrin.

Nuk dihet se cila është arsyeja e sherrit, por njëra nga vajzat duket tepër e acaruar.

Në video dëgjohen dhe të shara mes vajzave.

Lifestyle Lajme vlore video vajza sherr shkolle

EMISIONET