Një 5 vjeçar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pushtuar mediat vendase pas aktit të tij teksa një grup grabitësish i hynë në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur në South Bend në Indiana, ndërsa 5-vjeçari “habiti” keqbërësit me reagimin e tij.

Sipas policisë lokale, grabitësit kanë qëlluar por fatmirësisht asnjë person nuk u plagos.

Duhet theksuar se ngjarja ka ndodhur më 30 shtator, por është bërë publike vetëm orët e fundit.

Ja pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë së banesës: